Dita e sotme (31 janar) shënon edhe përmbylljen e afatit për plotësimin e formularëve të vetëdeklarimit nga ana e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Emisioni “BOOM” në Rtv Ora News, e ka monitoruar me kujdes këtë proces, duke sjellë rastin e një gjyqtari në Gjykatën Administrative në Tiranë, i cili rezulton të jetë i varfër.
Emisioni BOOM ka siguruar deklaratën e tij të pasurisë, ku gjyqtari figuron i varfër dhe i zhytur në hua deri në vitin 2040.
Në formularin e deklarimit të pasurisë, ky gjyqtar figuron që edhe për një makinë me vlerë 2 mln lekë të vjetra, ky gjyqtar është bashkëkreditor me babain e tij.
Pas amortizimit të makinës, bashkëshortja i ka blerë një makinë me kursimet e saj. Emisioni BOOM i ka lënë një thes me miell në dyert e gjykatës, gjykatësit në fjalë i shoqëruar me një shënim përkatës.
Gazetarja: Në formularin e deklarimit të pasurisë, ju rezultoni tejet i varfër. Keni nevojë për ndihma, ushqime?
Gjyqtari: Ka organe kompetente Vettingu. Nga cili tv jeni ju?
Gazetarja: Jemi nga Ora News!
Gjyqtari: Mund të flasim, se kemi një gjykim bashkë!
/Ora News/
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al