Gazetarja italiane e burgosur për 3 javë në Iran ka mbërritur në Romë, pritet nga kryeministrja Meloni

Jan 8, 2025 | 17:52
SHPËRNDAJE

Në orën 4:13 të së mërkurës pasdite, avioni Falcon që mbante gazetaren Cecilia Sala  nga Teherani u ul në aeroportin Ciampino të Romës.

gazetarja

Gazetarja, e cili qëndroi i burgosur për tre javë në burgjet iraniane për “shkelje të ligjit islamik” , u mirëprit nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni, ministri i jashtëm Antonio Tajani dhe prindërit e saj.

meloni gazetarja italiane

“Sot është sikur kam lindur për herë të dytë, lumturia ime është e papërshkrueshme ”, tha nëna e gazetares 29-vjeçare.

Në të njëjtën kohë, sipas asaj që transmeton televizioni publik italian Rai , “burimet amerikane pohojnë se iraniani Mohammad Abedini ka të ngjarë të lirohet së shpejti” .

Kujtojmë se ai u arrestua më 16 dhjetor në Milano në bazë të një urdhër-arresti amerikan me akuzën e trafikut të armëve.

Shumë analistë kanë argumentuar ditët e fundit se arrestimi i Salah në Iran ishte në fakt hakmarrje për “çështjen Abedini”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura