Gazetarja Fatjona Mejdini ka rrëfyer përvojën e saj gjatë udhëtimit në Ekuador, ku ka realizuar një reportazh për trafikantët shqiptarë.
E ftuar në emisionin “Opinion”, ajo u shpreh se në Ekuador janë rreth 300 shqiptarë.
Sipas saj, Ekuadori është një vend shumë i korruptuar, madje policët në kufij marrin rryshfet 20-30 dollarë nga trafikantët për të evituar kontrollet.
Mejdini: Shqiptarët aty kanë fituar njëlloj sigurie.
Fevziu: Nga e kanë fituar?
Mejdini: Ekuadoari është një vend shumë i korruptuar, me shumë problematika. Nga diskutimet që ne kishim, është e lehtë që ata të jepnin rryshfet tek policët, me 20 dollarë. Madje tregonin se kur kalonin kufirin me 20 apo 30 dollarë, pa kontrolluar se çfarë ngarkesash mund të kishte.
Fevziu: Janë njerëz vizibël, frekuentojnë vende publike?
Mejdini: Jo, mundohen mos ta bëjnë këtë gjë. Ajo që i ka ekspozuar janë vrasjet që kanë ndodhur. Nëse nuk do të kishin ndodhur vrasje nuk do të flisnim për shiqptarët në Ekuador. Sepse shqiptarët nuk janë vetëm në Ekuador, janë ne Peru, Bolivi, Meksikë. Shqiptarët e Ekuadorit janë ekspozuar.
Fevziu: Sa shqiptarë ishin?
Mejdini: Rreth 300.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al