Gazment Bardhi përfundon në spital me plagë në këmbë! Çfarë ndodhi me kreun e Grupit Parlamentar pas tensioneve në Kuvend

Sep 30, 2024 | 21:09
SHPËRNDAJE

Drejtori i komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela ka njoftuar se Gazment Bardhi është lënduar gjatë protestës dhe tensioneve të sotme në Parlament.

bardhi

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Lela sqaron se Bardhi ka marrë plagë në këmbë, pasi i ka rënë foltorja dhe aktualisht ndodhet në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Alfred Lela: Është lënduar në këmbë, i ka rënë foltorja kur e kanë tërhequr për ta rrëzuar. I ka dëmtuar këmbën dhe po merr ndihmën dhe nuk ishte në gjendje të mundshme. I urojmë shërim të shpejte.

Kujtojmë që seanca e sotme parlamentare u shoqërua me tensione. Deputetët e Partisë Demokratike nxorën jashtë sallës së Kuvendit karriget e tyre dhe u vunë zjarrin në shenjë proteste ndaj burgosjes së deputetit Ervin Salianji.

Në fillim të seancës, ata bllokuan foltoren e Kuvendit dhe hodhën sende të forta ndaj kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, teksa ajo njoftoi vakancën e krijuar me ndërprerjen e mandatit të deputetit Salianji, nënkryetar i grupit parlamentar të PD-së, pas dënimit të tij me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit me vendim të formës së prerë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura