Gazment Bardhi provokon Elisa Spiropalin: Çfarë dhuratë të bëri investitori strategjik për detyrën e re?

Oct 3, 2024 | 12:29
SHPËRNDAJE

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka bërë një reagim në platformën X, duke provokuar kryetare e Kuvendit, Elisa Spiropali.

bardhi spiropali

Bardhi e ka pytur publikisht se çfarë dhurata ka marrë Elisa Spiropali për detyrën e re nga investitori strategjik, Pëllumb Gjoka, i cili u arrestua me urdher te SPAK si pjese e nje grupi kriminal.

“Pyetje publike për Kryetaren e Kuvendit: Përveç “dhuratës” së administratës a mund të informosh shqiptarët: Pëllumb Gjoka çfarë dhurate të ka bërë për detyrën e re?”, shkruan Gazment Bardhi.

bardhi

Kujtojmë që deputetët e opozitës nuk janë lejuar që sot të futën në Parlament, për shkak se ata u përjashtuan nga Sekretariati i Etikës për shkak të kaosit dhe tensioneve që shkaktuan në seancën e të hënës, ku edhe dogjën karriget.

Gjithashtu, po në seancën e të hënës, deputeti Gazment Bardhi qëlloi me këmbën e karriges në drejtim të kryetares së Kuvendit, e cila tha sot se “ia kishin bërë dhuratë të vendosur në një kornizë”.

“Dje vonë në mbrëmje një grup nga stafi mbështetës i Kuvendit më bëri dhuratën më interesante dhe më të pakëndshme që kam marrë ndonjëherë. Një copë druri brenda një kornize xhami. Copa e drurit, këmba e karriges, që një eksponentë i opozitës e hodhi drejt meje për të më goditur. E di që më ruajti fati dhe paaftësia e goditësit për të më qëlluar në shenjë. Si njeri e kam falur, si politikane nuk mund të mos them dy fjalë: Pse kjo egërsi? Pse edhe në vendin ku duhet të mbretërojë dialogu dhe arsyeja dhe jo instikti primitiv thirret në ndihmë dhuna e verbër? Nuk kemi as mundësi as kohë të shtjellojmë arsyet. Po ju them vetëm rolin balancues të pushtetit gjyqësor. Ka ndodhur këtu ku prokuroret e përgjithshëm të këtij vendi shiheshin si vartës, trajtoheshin si kundërshtarë dhe luftoheshin si armiq”, tha kryetarja e Kuvendit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura