Giorgia Meloni vizitë zyrtare në Arabinë Saudite! Nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me vlerë 10 mld dollarë

Jan 26, 2025 | 21:19
SHPËRNDAJE

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka zhvilluar sot një takim dypalësh me Princin dhe Kryeministrin e Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman.

Screenshot_16

Takimi u zhvillua në një zonë të shkretëtirës Al Ulla dhe në përfundim të tij u nënshkrua një deklaratë e përbashkët e bashkëpunimit strategjik.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm se marrëdhënia mes sistemit financiar të Italisë dhe Arabisë Saudite ka shumë hapësirë për zhvillim. Kjo i shërben interesit tonë të përbashkët”, tha Meloni.

Meloni tha se dy vendet nënshkruan marrëveshje industriale.

meloni

“Vlera totale e marrëveshjeve të nënshkruara sot gjatë vizitës sime është rreth 10 miliardë dollarë. Janë marrëveshje me të cilat ndërtohen platforma, për të krijuar së bashku mundësi të reja”, shtoi kryeministrja italiane.

Meloni tha se Italia dhe Arabia Saudite kishin nënshkruar “shumë marrëveshje në nivel qeveritar, por edhe memorandume mbështetëse të nënshkruara nga subjektet publike dhe private gjatë vizitës”.
Ajo përmendi infrastrukturën, energjinë, mbrojtjen, sportin, argëtimin dhe turizmin si fusha ku bashkëpunimi midis dy vendeve mund të bëhet “më i fortë, më efektiv dhe më i thellë”.
Gjatë takimit të tyre, Meloni dhe bin Salman diskutuan gjithashtu një “paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë”, forcimin e armëpushimit në Gaza, mbështetjen e përpjekjeve për rindërtim në Siri dhe ndihmën e Libanit, tha zyra e kryeministrit të Italisë në një deklaratë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura