“Gjatë 2023 Shqipëria pati normën më të lartë të rritjes ekonomike!”- Guvernatori i BSH prezanton në Kuvend raportin vjetor: Forcimi i lekut, një nga zhvillimet më të spikatura

Jul 18, 2024 | 18:05
SHPËRNDAJE

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka prezantuar në Kuvend raportin e BSH për vitin 2023, ku tha se forcimi i lekut ka qenë dhe vijon një nga zhvillimet më të spikatura ekonomike të kësaj periudhe.

gent sejko kuvend

Sejko gjithashtu raportoi para deputetëve, se mbiçmimi i lekut ka kontribuuar në kontrollin e inflacioni dhe ka rritur fuqinë blerëse të familjeve shqiptare.

“Mbiçmimi i lekut kontribuoj në kontrollin e inflacionit duke rritur fuqinë blerëse të familjeve shqiptare, si dhe mundësoi një normalizim më gradual të qëndrimit të politikës sonë monetare duke mbajtur të ulëta kostot e financimit të bizneseve, por dhe çmimet”, tha ai.

Më tej, Sejko se gjatë këtij viti, Shqipëria pati normën më të lartë të rritjes ekonomike, normën më të ulët të inflacionit si dhe rritjen më të ngadaltë të kostove të financimet nga vendet e rajoni.

Gjithashtu, sipas tij, “rritja e normës bazë të interesit solli një rritje të përgjithshme të nivelit të normave të interesit në vend, por kushtet e  përgjithshme financiare mbeten simuluese”.

Ndër të tjera, guvernatori i BSH, tha portofoli i kredisë për sektorin privat shënoi një rritje të shpejtë dhe të qëndrueshme përgjatë vitit 2023, duke arritur së fundmi nivelin e rritjes, prej 14%.

“Inflacioni dhe pritjet për të qëndrojnë tashmë pranë objektivit tonë prej 3%, ndërkohë që parashikimet për të ardhmen janë pozitive”, theksoi Sejko.

Gent Sejko: Forcimi i lekut ka qenë dhe vijon një nga zhvillimet më të spikatura ekonomike të kësaj periudhe, duke pasur një ndikim pozitiv në ekonomi. Mbiçmimi i lekut kontribuoj në kontrollin e inflacionit duke rritur fuqinë blerëse të familjeve shqiptare, si dhe mundësoi një normalizim më gradual të qëndrimit të politikës sonë monetare duke mbajtur të ulëta kostot e financimit të bizneseve, por dhe çmimet.

Relativisht Shqipëria pati normën më të lartë të rritjes ekonomike, normën më të ulët të inflacionit si dhe rritjen më të ngadaltë të kostove të financimet nga vendet e rajonit. Së dyti, rritja e normës bazë të interesit solli një rritje të përgjithshme të nivelit të normave të interesit në vend, por kushtet e  përgjithshme financiare mbeten simuluese.

Në përgjigje të këtyre si dhe në përqasje pozitive të bankave, portofoli i kredisë për sektorin privat shënoi një rritje të shpejtë dhe të qëndrueshme përgjatë vitit 2023, duke arritur së fundmi nivelin e rritjes, prej 14%.

Rritja e kreditimit kishte disa tipare pozitive. Kredia e re kishte një bazë të gjerë sektoriale, ishte e përqendruar në monedhën tonë kombëtare, pati një orientim në rritje drejt financimit të investimeve si dhe nuk dëmtoi cilësinë e përgjithshme të portofolit. Këto tre tipare kanë vijuar dhe janë forcuar më tej gjatë vitit 2024. Falë këtij reagimi, inflacioni dhe pritjet për të qëndrojnë tashmë pranë objektivit tonë prej 3%, ndërkohë që parashikimet për të ardhmen janë pozitive.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura