Mbrojtësi austriak Kevin Danso, ka vendosur t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në zemër, për të korrigjuar një vragë që është konstatuar në testet e tij mjekësore dhe që sollën dështimin e transferimit të Roma në fund të merkatos së verës.
Mbrojtësi 26-vjecar i Lens u ndoq fillimisht me interes nga Interi në merkaton e verës, por pastaj zikaltrit hoqën dore dhe ai u kthye në një objektiv për Romën. Duket se gjërat po shkonin drejt firmës për një transferim te verdhekuqtë, por Roma hoqi dorë nga marrëveshja që do i kushtonte 25 milionë euro, teksa bëri të ditur se kishte konstatuar probleme gjatë testeve mjekësore.
Danso doli me një deklaratë duke hedhur poshtë këto aludime të verdhekuqve, por më pas nuk u kthye të luante me klubin e Lens në javët e para të kampionatit. Tani, mediat austriake kanë zbuluar se ai do të operohet së shpejti në Londër për të korrigjuar një “vragë të padëmshme” në zemër. Sipas të njëjtave burime, ai mund të kthehet në fushën e lojës brenda dy muajsh.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al