“Gjekmarkaj një prej politikanëve më civilë”- Analisti Hila: Nuk është agresiv, nëse sulmi i ka ardhur nga policia, atëherë…

Dec 23, 2024 | 21:35
SHPËRNDAJE

Analisti Dritan Hila ka komentuar situatën e ndodhur në protestën e PD-së, ku nënkryetari demokrat i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj humbi ndjenjat.

hila gjekmarkaj

I ftuar në emisionin “Open”, Hila tha se Gjekmarkaj është nga figurat politike më të civilizuara dhe nëse policia ka ushtruar dhunë atëherë kemi të bëjmë me sulm të tejkaluar ndaj tij.

“Shpreh keqardhjen, i uroj shërim të shpejte, sepse e shikoj si një ndër figurat civile në politikën shqiptare. Unë nuk jam nga ata që besoj se Rama ka dhënë urdhër policisë që godisni Gjekmarkajn sepse Gjekmarkaj nuk është nga ato figura që të ngjall reaksion.

Gjekmarkaj ka një raport të drejtë me të vërtetën dhe mendoj se ai do të na e thotë se çfarë ka ndodhur. Nëse i ka ardhur nga një sulm i policisë së shtetit është një sulm i tejkaluar sepse Gjekmarkaj nuk është natyrë agresive që përplaset me njerëzit”, tha Hila.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura