Një 77-vjeçare është gjetur e pajetë brenda banesës së saj në fshatin Dragostunjë të Elbasanit.
Uniformat blu bëjnë me dije se e moshuara u gjet e pajetë në banesë dje 12 nëntor.
Sipas bluve të Elbasanit dyshohet për shkaqe natyrale, pasi 77-vjeçarja vuante nga disa sëmundje.
Njoftimi i policisë
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Më datë 12.11.2024, në fshatin Dragostunjë, ka humbur jetën në banesën e saj, shtetasja V. B., 77 vjeçe, dyshohet për shkaqe natyrale, pasi vuante nga disa sëmundje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al