Gjendet i pajetë një 62-vjeçar te “Kodra e Diellit”, ja çfarë dyshon policia

Sep 19, 2024 | 22:06
SHPËRNDAJE

Një 62-vjeçar është gjetur  i pajetë mbrëmjen e kësaj të enjteje (19 shtator) në rrugën “Kodra e Diellit” në Tiranë.

ambulanca naten

Policia e kryeqytetit thotë se dyshohet se ky person të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

“Më datë 19.09.2024, në rrugën “Kodra e Diellit”, në afërsi të nënkalimit ka ndërruar jetë, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi Th. B., 62 vjeç”, thote policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura