Gjendet një person i pajetë tek ish-Stacioni i Trenit! Ja çfarë dyshohet

Jan 20, 2025 | 9:41
SHPËRNDAJE

Një person i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm tek ish-Stacioni i Trenit në Tiranë.

ambulance-770x419 (1)

Trupi i 48-vjeçarit u gjet rreth orës 07:00, ndërsa nuk ka pasur shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ai ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Ndërkohë po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes së 48-vjeçarit me iniciale K.S..

“Më datë 20.11.2022, rreth orës 07:00, tek Ish-Stacioni i Trenit. është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi K.S, 48 vjeç. Paraprakisht dyshohet se humbja e jetës ka ardhur nga shkaqe natyrale. Punohet për përcaktimin e saktë e shkakut të humbjes së jetës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura