Gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit Anastas Janullatos mbetet kritike, mediat greke: Ndodhet në kushtet e terapisë intensive

Jan 7, 2025 | 18:33
SHPËRNDAJE

Gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili ndodhet për të pestën ditë të shtruar në spitalin “Evangelismos”, në Greqi, vazhdon të jetë kritike, raporton CNN Greece.

janullatos

Sipas informacioneve, kryepeshkopi ndodhet në repartin e spitalit, por në kushte të terapisë intensive.

Kujtohet se Kryepeshkopi u transportua me një fluturim të Forcave Ajrore nga Tirana në Athinë pasditen e së premtes (3 janar).

Ai u shtrua fillimisht me një virus sezonal më 30 dhjetor në një spital të Tiranës, por shëndeti i tij u përkeqësua dhe u gjykua e nevojshme transferimi i tij në një spital të Athinës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura