Gjeneral Cavoli takohet me kryeministrin Rama! Ambasada Amerikane: U theksuan lidhjet e forta në fushën e mbrojtjes mes SHBA dhe Shqipërisë

Sep 18, 2024 | 11:10
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me komandantin e Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Komandant Suprem i Forcave Aleate për Europën (SACEUR), Gjenerali Christopher Cavoli.

rama=cavoli-vanhorn

Ambasada Amerikanë në Tiranë bën me dije se në takim u theksuan lidhjet e forta në fushën e mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, përfshirë rolin kyç të Shqipërisë në NATO.

“Komandanti i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Komandant Suprem i Forcave Aleate për Europën (SACEUR), Gjenerali Christopher Cavoli, u takua dje me Kryeministrin Edi Rama. Takimi theksoi lidhjet e forta në fushën e mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, përfshirë rolin kyç të Shqipërisë në NATO dhe përpjekjet e përbashkëta ushtarake, të cilat janë jetike për çuarjen përpara të paqes në rajon dhe më gjerë”, njofton ambasada e SHBA.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura