“Gjenocidi në Gaza, turp i përbashkët i njerëzimit”- Erdogan nga Tirana: Të bëjmë çmos për armë pushim, t’i bëhet presion Izraelit! Kam besim se Shqipëria…

Oct 10, 2024 | 14:27
SHPËRNDAJE

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka folur për luftën në Gaza gjatë konferencës me Ramën në kryeministri.

Erdogan u shpreh se “gjenocidi që vazhdon prej 1 viti në Gazë është turpi i përbashkët i gjithë njerëzimit”.

Ai theksoi se duhet të bëhet çmos për të arritur një marrëveshje armëpushimi të përhershme, si edhe t’i bëhet presion Izraelit. Erdogan u shpreh besimplotë se “Shqipëria do të bëjë pjesën e saj në këtë drejtim”.

“Gjenocidi që vazhdon prej 1 viti në Gazë është turpi i përbashkët i gjithë njerëzimit.

Duhet të bëjmë çmos për të siguruar armëpushim të përhershme, ofruar ndihmë humanitare dhe për të bërë presion mbi Izraelin. Besoj se Shqipëria do të bëjë pjesën e saj në këtë drejtim”, tha presidenti turk.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura