Palombarët e RENEA-s kanë gjetur trupin ë 3-vjeçarit që u mbyt në lumin Buna midis zonës së quajtur “Ana e malit” dhe fshatit Oblikë paraditen e sotme (7 Maj).
Uniformat blu raportojnë se po kërkimet intensive për gjetjen e trupit të 39-vjeçares që dyshohet se është vetëmbytur së bashku me tre fëmijët e saj.
Ndërkohë të miturit, djali 3-vjeçar dhe dy motrat e tij, përkatësisht 9 dhe 8-vjeçe, janë nxjerrë nga lumi Buna nga polumbarët e RENEA-s dhe shërbimet e Policisë.
39-vjeçarja Alma Arrazi dyshohet se u hodh në lumë me fëmijët e saj më 2 Maj, për shkak të dhunës e tradhtisë së bashkëshortit Erdgys Arrazi, i cili është arrestuar nën akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion shtesë
Si rezultat i kërkimeve të pandërprera në lumin Buna, nga polumbarët e RENEA-s, kontrolleve me mjete lundruese nga grupi i kërkim-shpëtimit i Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, dhe shërbimet e Policisë të DVP Shkodër, në bashkëpunim me banorët e zonës, u bë e mundur gjetja nga polumbarët e RENEA-s, e trupit të pajetë të djalit të mitur 3-vjeçar, në lumin Buna, midis zonës së quajtur “Ana e malit” dhe fshatit Oblikë.
Vijojnë kërkimet intensive për gjetjen e trupit të 39-vjeçares që dyshohet se është vetëmbytur së bashku me tre fëmijët e saj, trupat e të cilëve janë gjetur dhe nxjerrë nga lumi Buna, nga polumbarët e RENEA-s dhe shërbimet e Policisë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al