Gjimshiti humb përsëri ndeshjet e Kombëtares, Gasperini i shqetësuar: Shpresojmë që të mos ketë…

Nov 10, 2024 | 17:18
SHPËRNDAJE

Berat Gjimshiti do të humbasë përsëri ndeshjet e Kombëtares në Ligën e Kombeve për dëmtimin e radhës në një sezon që po rezulton shumë i pafat sa i përket këtyre situatave. Ai doli nga fusha në pjesën e parë të ndeshjes së Serisë A mes Atalantës dhe Udinezes, pas një ndrydhje në kavilje dhe prania e tij në ndeshjet e kuqezinjve ndaj Çekisë dhe Ukrainës duket e pamundur.

gjimshiti gasperini

Vetë trajneri Gasperini theksoi pas ndeshjes se ishte paksa i shqetësuar për situatën e futbollistit shqiptar, i cili është një nga emrat më të besuar të tij te Atalanta.

“Ai do të shkojë të bëjë një radiografi, shpresojmë që të jetë vetëm një ndrydhje. Për ne arrin ndalesa në momentin e duhur, kemi disa të dëmtuar e shpresojmë që  këto javë të na shërbejnë për të rikuperuar disa nga këta lojtarë. Për Gjimshitin shpresojmë që të mos ketë fraktura”, tha Gasperini pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura