GJKKO shtyn seancën për shqyrtimit në themel të të pandehurve për inceneratorin e Tiranës! Ja kur do të zhvillohet

Jan 20, 2025 | 13:47
SHPËRNDAJE

Gjykata e Posaçme, ka shtyrë për më 31 janar seancën gjyqësore të shqyrtimit në themel të të pandehurve për inceneratorin e Tiranës.

gjkko

Mësohet se shkak i shtyrjes u bë mungesa në sallë e prokurorit të SPAK, Dritan Prençi, për shkak të një angazhimi jashtë vendit.

Kujtojmë se 12 të pandehurve për aferën korruptive të incineratorit të Tiranës, janë ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Etleva Kondi, Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Jetmir Llapaj e Silena Tola.

SPAK i akuzon 12 të pandehurit për veprime të kundërligjshme në procedurën e lidhjes së kontratës së koncesionit të gushtit 2017, me objekt “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vend depozitimeve ekzistuese, Tiranë ”.

Ndërkohë, Mirel Mërtiri dhe Klodina Zoto, të akuzuar si organizatorët e aferës së incineratorëve të Elbasanit, Fierit e Tiranës, janë aktualisht në arrati pasi kërkohen nga drejtësia shqiptare për korruptimin e një numri zyrtarësh të lartë, përfshirë ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-deputetin Alqi Bllako.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura