Deputeti demokrat Tomor Alizoti, ka reaguar lidhur me zbardhjen vendimit të arsyetuar të gjykatës së Apelit për dënimin e Ervin Salianjit me një vit burg për kallëzim të rremë.
Alizoti shprehet se vendimi u vonua me 50 ditë, duke tejkaluar parashikimet ligjore, për faktin se dënimi ndaj Salianji është politik.
“Arsyeja e vonesës, arsyeja e fshehjes ku është rasti i parë në Republikën e Shqipërisë që një njeri dënohet për kallëzim të rremë, ku nuk ka ndodhur kurrë që një kallëzim i rremë publikisht, ku vetë z.Salianji nuk ka bërë kallëzim per personin në fjalë është një dënim i qartë dhe haptas politik”, shprehet seputeti demokrat.
Ndër të tjera, në deklaratën për media, ai tha se PD kërkon lirimin e ish-deputetit, duke thënë se “ndodhet për më shumë se 1 muaj në burgjet me dënim të mirëfilltë politik”.
Deklarata e plotë:
Pas 50 ditësh, kur afati ligjor parashikonte 30 ditë për të burgosurin politik, Ervin Salianji, i cili është opozitar që nuk ka konsumuar asnjë ditë pushtet, nuk ka menaxhuar asnjëherë pushtet dhe sot gjendet në burgjet e Shqipërisë, së bashku me njerëz të inkriminuar, dhe me njerëz që e kanë dëmtuar këtë vend dhe e kanë shkatërruar këtë vend gjykatave do t’iu duheshin bash 50 ditë për të shpallur vendimin e saj, kur ligji e parashikonte 30 ditë.
Arsyeja e vonesës, arsyeja e fshehjes ku është rasti i parë në Republikën e Shqipërisë që një njeri dënohet për kallëzim të rremë, ku nuk ka ndodhur kurrë që një kallëzim i rremë publikisht, ku vetë z.Salianji nuk ka bërë kallëzim per personin në fjalë është një dënim i qartë dhe haptas politik.
Vetë fakti që, pas dënimit të z.Salianji u shpreh dhe kryeminstri i cili e mbështeti këtë dënim politik për z.Salianji tregon që e gjithë kjo çështje është një dënim i mirëfilltë politik.
Z.Salianji është i vetmi person në Republikën e Shqipërisë i dënuar për këtë çështje, ku vetë Gjykata e Apelit ka pranuar që gjykimi në Shkallë të Parë është bazuar në një provë fotokopje, e cila nuk duhet të administrohej, e për më tepër që nuk i është nënshtruar një debati gjyqësor.
Kështu që, PD i kërkon lirimin e kryetarit të grupit të saj, i cili sot ndodhet për më shumë se 1 muaj në burgjet me dënim të mirëfilltë politik.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al