Gjykata lë në fuqi masën e sigurisë për Ervin Muçën, ish-drejtori i IT akuzohet se ndërhyri në sistemin TIMS

Apr 12, 2024 | 14:04
SHPËRNDAJE

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe pezullim nga detyra për ish drejtorin e IT në polici për Ervin Muçën.

ervin muca tims

Më herët ish-drejtori i IT në Policinë e Shtetit Ervin Muça ka mohuar akuzat në lidhje me ndërhyrjen në sistemin TIMS.

“Kam bërë detyrën, s’kam kryer asnjë shkelje, skam kopjuar asnjë te dhënë, deklarohem i pafajshëm, lëreni drejtësinë të bëjë pune e saj, deklarohem i pafajshëm, nuk ka lidhje kodi i punonjësit kam vepruar sipas procedurës, nuk me ka kërkuar askush asgjë”, iu përgjigj ai pyetjeve të gazetarëve ndërkohë që hynte në ambientet e gjykatës.

LEXO EDHE: “Jam i pafajshëm”- Ndërhyrja në sistemin TIMS, flet ish-drejtori i IT, Ervin Muça: Nuk kam kopjuar asnjë të dhënë

Prokuroria e Tiranës njoftoi të martën më 9 prill marrjen në hetim të Drejtorit të Teknologjisë dhe Informacionit në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, për veprën penale “Hyrje e paautorizuar kompjuterike”.

Ai akuzohet se ka eksportuar bazën e të dhënave TIMS të Policisë së Shtetit, një vit më parë. Po ashtu, prokuroria ka kërkuar në gjykatë caktimin e masave të sigurimit personal “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.

Në njoftim sqarohet se hetimi ndaj Muçës ka filluar bazuar në referimin e kryer nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në vitin 2023, lidhur me kopjimin e paligjshëm të të dhënave të sistemit TIMS.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura