Gjykata ndaloi gazetarët në seancë, Kryemadhi: Të ishin të gjitha kamerat e botës! Ata jua dhanë dosjen pa e marrë unë! Shallin e vendosa për…

Oct 23, 2024 | 18:21
SHPËRNDAJE

Deputetja Monika Kryemadhi, ka folur për mediat pas përfundimit të seancës gjyqësore në GJKKO, e cila i la në fuqi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj saj.

E pyetur nga gazetarët lidhur me vendimin për zhvillimin e seancës me dyer të mbyllura dhe pa prezencë të gazetarëve, ajo tha se në seancë “duhet të ishin të gjitha kamerat e botës”.

Ndër të tjera, ajo komentoi edhe shallin që kishte vendosur në brez teksa hyri në seancë,  pasi u përfol se ishte me logon e PS-së.

LEXO EDHE: Përfundon seanca ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ja vendimi që mori Gjykata

“Nuk është e PS, shallin e kam vënë për kombinim, nuk ka PS një shall kaq cilësor”, tha ajo.

monika kryemadhi me shallin e ps (2)

Pyetje: Ju ishit dakord që procesi ndaj jush të zhvillohet ne prezencë të gazetarëve?

Monika Kryemadhi: Po mirë mo, a jua dha juve SPAK-u pa e marrë unë, e nxorët nëpër portale. Jo një kamera, por te gjitha kamerat e botës të ishin aty. Nuk është e PS, shallin e kam vënë për kombinim, nuk ka PS një shall kaq cilësor.

GJKKO rikonfirmoi masën arrest me burg për Ilir Metën dhe masën detyrim paraqitje për Monika Kryemadhin.

Gjithashtu mësohet se GJKKO rikonfirmoi masën detyrim paraqitje për Ema Çokun, ndërsa ka ndryshuar masën për Pirro Xhixhon, për të cilin është vendosur masa “detyrim paraqitje” nga arrest shtëpie që ishte.

monika kryemadhi me shallin e ps (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura