Vendimi i Gjykatës së Romës për të bllokuar dërgimin e emigrantëve në Shqipëri ka nxitur reagime nga radhët e qeverisë italiane.
Zv.kryeministri dhe ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Matteo Salvini e konsideroi vendimin si një dënim politik jo kundër qeverisë, por kundër italianëve.
“Një tjetër dënim politik jo kundër qeverisë, por kundër italianëve dhe sigurisë së tyre. Qeveria dhe Parlamenti kanë të drejtë të reagojnë për të mbrojtur qytetarët dhe do ta bëjnë këtë. Po të mos më dënojë një gjykatës tjetër ndërkohë me gjashtë vjet burg për mbrojtjen e kufijve…”, shkruan Salvini në një postimi në rrjetet sociale.
Ndërkohë ministri i Jashtëm Antonio Tajani tha se “disa italianë duan të imponojnë qeverinë”.
Kujtojme se një gjykatë në Romë u kërkoi të hënën gjykatësve të Bashkimit Evropian që të shqyrtojnë mbajtjen në Shqipëri të emigrantëve që kapen në det. Duke e referuar rastin tek Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian vendimi e pengon sërish përpjekjen e qeverisë së djathtë italiane për të zbatuar planin e saj mbi emigracionin e paligjshëm.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al