Gjykata rrëzon Hoxhën, i kthen dorëshkrimin e “Dimrit” Kadaresë

Oct 4, 2012 | 10:11
SHPËRNDAJE
E veja e diktatorit, Nexhmije Hoxha
(majtas) shkrimtari Ismail Kadare

Tiranë, zbardhet vendimi pas pesë seancash.

“Nuk provohet se u dhurua origjinali i romanit, shkrimtari e dha për Arkivin”

Gjykata e Tiranës urdhëroi dje Nexhmije Hoxhën, të venë e diktatorit Enver Hoxha, që t’i kthejë shkrimtarit Ismail Kadare dorëshkrimin origjinal të veprës “Dimri i vetmisë së madhe”. Pas pesë seancash, gjyqtari Bledar Abdullai vlerësoi të pabazuar pretendimin e Nexhmije Hoxhës, se dorëshkrimi i ishte dhuruar nga Kadareja.  Gjykata vendosi: “Detyrimin e së paditurës Nexhmije Hoxha për t`ia kthyer dorëshkrimin origjinal të veprës letrare ‘Dimri i vetmisë së madhe’ në posedim autorit të saj, paditësit Ismail Kadare”, thuhet në dispozitivin e vendimit të shpallur. Gjykata ligjëroi masën sipas së cilës dorëshkrimi u sekuestrua nga arkiva personale e Hoxhës dhe iu la në ruajtje Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave. Gazeta siguroi dje një kopje të plotë të vendimit të zbardhur. Për shkak të volumit të tij, 18 faqe në total, me poshtë botohen pjesët e tij ku gjenden pretendimet e palëve dhe arsyetimi i gjykatës.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura