Gjyqi për “paratë e heshtura”/ Donald Trump në seancë: Jam i pafajshëm, nuk kam bërë asgjë të keqe! Në nëntor fitova votën popullore

Jan 10, 2025 | 16:12
SHPËRNDAJE

Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump ishte pjesë e një seancë dëgjimore që ka lidhje me procesin gjyqësor për atë që njihen si “paratë e heshtura”.

trump

Në fjalën e tij, Donald Trump këmbëngul se ai është i pafajshëm. “Fakti është se unë jam plotësisht i pafajshëm. Nuk kam bërë asgjë të keqe”, thotë ai.

Po ashtu, ai ka përmendur edhe faktin e fitores në zgjedhjet e nëntorit të vitit 2024, duke thënë në gjykatë se ai fitoi votën popullore me “miliona e miliona vota”

“Ata e kanë parë gjyqin tuaj, kështu që e kuptuan”, tha Trump për votuesit.

Më pas fjalën e mori gjyqtari i çështjes, Juan Merchan, i cili tha se “Vendosja e dënimit është një nga vendimet më të vështira dhe më domethënëse që çdo gjyqtar i gjykatës penale është i thirrur të marrë”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura