“Gjysmën jua marrin me drita dhe ujë”- Berisha: Rritja e pensioneve nuk indeksoi as çmimet e ushqimeve! Ju garantoj se dhe ai që nuk ka punuar asnjë ditë…

Oct 25, 2024 | 13:19
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë me gazetarët, është shprehur se indeksimi me 1.6 % i pensioneve në muajt tetor, nuk indeksoi as ¼ e çmimit të rritur të ushqimeve.

sali berisha

Berisha tha se qeveria iu merr pensionistëve gjysmën e pensionit me drita dhe ujë, dhe de facto i lë në kufijtë e mjerimit.

“Gjysmën e pensionit jua merr me drita dhe ujë, De facto i lë në kufijtë e mjerimit.  Më të ashtuquajturën indeksim 1.6 % që bëri në muajt tetor, Edi Rama nuk indeksuan as ¼ e çmimit të rritur të ushqimeve”, tha ai.

Demokrati garantoj çdo pensionist, se PD do bëj çdo përpjeke që të vendoset minimumi jetik, më të cilin çdo i moshuar, qoftë dhe ai që nuk ka punuar asnjë ditë punë në shtet dhe s’ka paguar sigurime, do ketë një minimum bazë prej 200 eurosh.

“Të gjithë pensionistët e tjerë, mbi këtë bazë do kenë një rritje 20 përqind të pensionistëve”, tha ai.

Berisha: Një mashtrim i madh ndaj pensionistëve. Në një akti hipokrizie u deklaroi 700 mijë grave dhe burrave të moshuar që kanë shkrirë jetën e tyre në këtë vend, se çështja e pensionit të tyre që ditën e parë, ka qenë një gozhdë në ndërgjegjen e tij. Më këtë rast u them çdo pensionisti dhe çdo qytetari, që kjo deklaratë e tij, është një nga mashtrimet më të mëdha dhe më të pamëshira, më të pashpirta, që ky hajdut bën para shqiptareve.

Nëse Edi Rama do ta kishte gozhdë në ndërgjegjen e tij pensionin e të moshuarve, nuk do rriste kurrë tre herë, madje, edhe 6 herë rrogat më të larta. Të dalësh para shqiptarëve më një deklaratë të tillë, duke mbajtur në krah njërin nga hajdutë më të shpërfytyruar, Bledi Gonxhja, që ulet në tavolinë me biftekun 1 mijë euro, është të tallesh në mënyrën më cinike me 700 mijë burra dhe gra që numërojnë kafshatën, ilaçet se nuk i marrin dot. Gjysmën e pensionit jua merr me drita dhe ujë, De facto i lë në kufijtë e mjerimit.

Rikujtoj këtu dhe njëherë se me të ashtuquajturin indeksim 1.6 përqind që bëri në muajin tetor, Edi Rama nuk indeksoi as një të katërtën e çmimit të rritur të ushqimeve që në tërësi u rrit me 9.4 përqind në vitin 2024 krahasuar me vitin 2023. Me këtë rast, jashtë çdo lloj politike përveç detyrimit absolut që ka një qeveri që të shpërndajë të ardhurat kombëtare në mënyrën më të mirë të mundshme, garantoj çdo pensionist se gjatë debatit parlamentar do të bëjmë çdo përpjekje që të vendoset minimumi jetik, me të cilin çdo i moshuar, qoftë edhe ai që nuk ka punuar një ditë të vetme në shtet apo nuk ka paguar sigurime, do të ketë një pension bazë sa minimumi jetik prej 200 eurosh. Të gjithë pensionistët e tjerë, mbi këtë bazë do kenë një rritje 20 përqind të pensionistëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura