Policia ka goditur dy raste të shitjes së fishekzjarrëve dhe kapsollave dhe janë proceduar penalisht 2 shtetasit që shisnin këto lëndë piroteknike në dyqanet e tyre, në Krujë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhjetëra fishekzjarrë dhe kapsolla që u gjetën në këto 2 dyqane.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i kontrolleve të shtuara në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë periudhës së festave, goditen 2 raste të shitjes së lëndëve piroteknike.
Procedohen penalisht 2 shtetasit që shitnin fishekzjarrë dhe kapsolla në dyqanet e tyre.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, nga kontrollet e përditshme në terren, kanë konstatuar 2 dyqane ku shiteshin lëndë piroteknike. Në vijim të veprimeve për këto raste, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
A. Sh., 56 vjeç dhe E. Gj., 25 vjeç, të dy banues në Krujë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhjetëra fishekzjarrë dhe kapsolla që u gjetën në këto 2 dyqane.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Në zbatim të planit të masave, shërbimet e Policisë do të jenë në gatishmëri të përforcuar, për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë ditëve festive. Policia apelon për qytetarët që të denoncojnë rastet e tregtimit apo përdorimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm për ndëshkimin e shtetasve përgjegjës.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al