Gjykata ka lënë në burg, 46-vjeçarin Aleko Myrtollari, i cili goditi me thikë bashkëshorten e tij mbrëmjen e së dielës.
Gjatë seancës, ai ka pranuar autorësinë, por është shprehur se nuk e ka bërë me qëllim.
Avokati i 46-vjeçarit tregoi për mediat arsyet pse klienti i tij ka plagosur bashkëshorte, Marjola Myrtollari me thikë.
Avokati Nevzat Tarelli: Është pranuar autorësia por jo me qëllimin e vrasjes, por është një reagim për shkak të një debate të zhvilluar për probleme familjare që lidhen kryesisht me mënyrën e jetesës dhe dyshimeve që ai ka ngritur mbi këtë mënyrë jetese gjatë kohës që ai nuk ishte në Shqipëri.
Çfarë dyshimesh? Xhelozi? Tradhti?
Avokati Nevzat Tarelli: Ai ka konstatuar se bashkëshortja e tij disa varëse floriri për të cilat ka ngritur dyshime dhe ka kërkuar shpjegime, si edhe mbi faktin që dy fëmijët janë lënë pa shkollë prej bashkëshortes.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al