Goditi me thikë në zemër bashkëmoshatarin Martin Cani, Prokuroria ashpërson akuzën për autorin 14-vjeçar të krimit

Nov 21, 2024 | 12:20
SHPËRNDAJE

Prokuroria ka ashpërsuar akuzën për autorin e dyshuar të vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani.

martin cani mario perlleshaj

Ndaj të miturit me iniciale M. P., është ngritur nga Prokuroria akuza e vrasjes në rrethana cilësuese.

Ndërkohë Policia e kishte referuar për akuzën e vrasjes me dashje 14-vjeçarin, i cili vrau bashkëmoshatarin jashtë derës së shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, pas mbarimit të orës së mësimit më 18 Nëntor.

Gjithashtu ndaj të miturit rëndon edhe akuza e mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

LEXONI EDHE: Prekëse/ “Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja”- U vra me thikë në zemër, nëna e 14-vjeçarit mesazh në protestën për të birin: Na la një boshllëk që s’mbushet kurrë

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura