Policia ka arritur të identifikojë nxënësin që goditi për vdekje me thikë 14-vjeçarin pranë shkollës Fan Noli, në Tiranë, pas një sherri.
Mësohet se 14-vjeçari është identifikuar si shtetasi me iniciale M. P.
DINAMIKA E NGJARJES
Konflikti mes adoleshentëve ka nisur prej një jave në rrjetet sociale. Shkaku i konfliktit, për motive banale. Edhe 2 ditë më parë të rinjtë janë përballur me njëri-tjetrin ndërsa ditën e sotme janë zënë edhe në pushimin e gjatë.
Autori i dyshuar dhe viktima janë zënë gjatë pushimit dhe janë nxënës të “Fan Nolit”. Ka ndërhyrë oficeri i sigurisë i shkollës dhe është shuar konflikti, por një nga autorët e dyshuar ka lajmëruar shokët e tij nga një shkollë tjetër në Sauk të cilët kanë ardhur te shkolla “Fan Noli”.
Kur ka përfunduar mësimi të miturit e tjerë kanë pritur shokun e tyre sapo ka përfunduar mësimi dhe kanë pritur kur kanë dalë nga shkolla viktima dhe i plagosuri (shokë me njëri-tjetrin) dhe i kanë sulmuar me thikë.
Policia nuk është njoftuar nga shkolla për sherrin e parë kur ka ndodhur konflikti gjatë pushimit të gjatë në oborrin e shkollës, pasi e kanë shuar aty për momentin duke mos menduar që situata do të rëndohej.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 18.11.2024, rreth orës 13:10, në rrugën “Qema Stafa”, rreth 200-300 metra larg shkollës “Fan Noli” janë konfliktuar 3 shtetas të moshës 14 vjeç.
Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre ndërsa tjetri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al