Prokuroria e Posaçme SPAK ka dhënë detaje lidhur me mënyrën sesi funksiononte grupi i strukturuar kriminal, ku u lëshuan 21 masa sigurie, për persona të botës së krimit, policë, një ish-gjyqtare dhe dy gazetarë.
SI FUNKSIONONTE RRJETI I TRAFIKUT NDËRKOMBËTAR TË KOKAINËS
Organizata ka zbatuar një skemë komplekse të mbyllur të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të Europës duke bashkuar me grupe të ndryshme kriminale me lidhje të forta në Amerikën Latine. Organizata e porosiste lëndën narkotike nga grupe të strukturuara kriminale shqiptare të lidhur me grupe kriminale vendase në Amerikën Latinen.
Më pas, sasia e lëndës narkotike transportohej e fshehur në produkte të ligjshme dhe tranzitohej në disa porte europiane me destinacion shtetet si; Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Belgjika dhe Holanda, nga ku nxirrej, trafikohej dhe shitej me shumicë nga anëtarët e organizatës drejt tregun europian i narkotikëve. Pjesa më e madhe e ngarkesave lëvizte me kontejnerë në porte të mëdha si Antverp, Roterdam etj., të cilët shpesh shërbenin si pika kyçe për trafikun e saj në tregun evropian. Gjithashtu ka pasur tentativa për të kryer transport të lëndëve narkotike përmes aeroporteve të Belgjikës dhe Holandës.
KU INVESTOHESHIN PARATË E KRIMI
Një pjesë e të ardhurave nga ky aktivitet kriminal investohej:
- Në blerjen e lëndës narkotike
- Në gjendje cash-i në Shqipëri
- Në biznese në dukje të rregullt
- Për të mbështetur infrastrukturën operative të organizatës dhe blerje influence në segmente të veçanta të sistemit të drejtësisë, policisë, medias dhe biznesit
EMRAT E PERSONAVE ME MASA SIGURIE
Arrest me burg
- Marjus Lulaj (alias Suel Çela)
- Mario Çela
- Xhino Roka
- Klaus Matishi (alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja)
- Sergej Hasanpapaj
- Bruno Hazizolli
- Ledio Zabeli
- Marsel Roka
- Ado Xhika (alias Elkier Cerriku alias Ado Cerriku)
- Preke Kodra
- Fuad Verzivolli
- Metin Mehjam
- Renato Hasani
- Skender Sufaj
- Pajtime Fetau
- Dedan Gjoni
- Marsel Shega (alias Bujar Shega)
- Hajdar Lala (alias Hajdar Xaka alias Hajdar Sefa)
Arrest shtëpie
- Blerina Beqiri
Detyrim paraqitje
- Elton Qyno
- Artan Hoxha
VEPRAT PENALE TË DYSHUARA
- “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të A.Ç, ngjarje e ndodhur në datën 08.06.2020;
- “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje në dëm të E. K. dhe B.M.
- “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të organizatës kriminale, “Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
- “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal”.
- “Grup i strukturuar kriminal”.
- “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.
- “Korrupsion aktiv në sektorin privat”, i kryer në bashkëpunim.
- “Shpërdorim detyre”.
- “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” .