Nazmi Gripshi është kthyer menjëherë në protagonistin kryesor në radhët e Astanës, teksa ka ndihmuar skuadrën kazake falë paraqitjeve të tij që të kalojë në turin e tretë të L:igës së Konferencës. Ai kishte një rol qendror në ndeshjet ndaj Milsami të Moldavisë, që i mundësuan ekipit të tij kalimin e turit.
Në ndeshjen e parë, që u zhvillua në transfertë, Gripshi ishte ai i cili shënoi një gol spektakolar me “gërshërë” për kazakët në barazimin 1-1 që i dha një avantazh të rëndësishëm psikologjik ekipit të tij për vazhdimësinë e mëtejshme.
Sot, Astana përmbushi me sukses misionin, duke fituar 1-0 në ndeshjen e kthimit në shtëpi dhe duke kaluar në turin tjetër të turneut. Gripshi këtë herë ishte ai i cili dha asistin për golin e vetëm të shënuar nga Tomasov, në minutën e 49 të takimit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al