Gola në fotokopje e mungesë karakteri, ja hallet e Milanit të Fonsekës

Sep 20, 2024 | 8:00
SHPËRNDAJE

Milani, pas një muaji nga sezonit i tij, duket se është në qorrsokak. Në futboll gjithmonë ekzagjerojmë, por në këtë rast jemi në një krizë të thellë e që në shtator.milanLajmi i keq është se problemet janë reale dhe prekin të gjithë. Shoqëria, si gjithmonë e para që merr përgjegjësinë në kohë të këqija. Trajneri. Lojtarët. Milani është pa karakter, mbrohet keq dhe ndërton më keq, duket se i mungojnë lojtarët kyç – një lider në mesfushë, një mbrojtës që ndërton, ndoshta një anësor sulmues që punon shumë pa top – dhe nuk po përmirësohet. Mallkime kalimtare? Epo koha do ta tregojë, ndoshta shpejt.

PA LIDER – Problemi i parë, por edhe i dyti dhe i treti: Milani nuk është Milan. Në Europë, shtëpinë e tij, e la Liverpulin ta dominojë dhe nuk reagon, para 59,000 spektatorëve. Padyshim më pak se zakonisht, por një mjedis shumë i denjë të cilët duket se kanë humbur durimin. Mund të jesh inferior, por mes kuqezinjve askush nuk e udhëheq revoltën, askush nuk nxjerr një fije nerv. Kush janë liderët? Morata, pas kthimit si titullar, zhgënjeu. Menja luftoi me fizikun e tij gjatë gjithë mbrëmjes. Në mes mungonte një drejtues teknik. Nuk është se presim Pirlon por të paktën dikush i gatshëm të kërkojë topin, të gjejë zgjidhje, të lexojë lojën.

MESFUSHA GROPË – Në këtë nivel, për të ndërtuar vazhdimisht, duhen qendërmbrojtës me cilësi ose një sistem loje i kolauduar, e sidomos i aftë për të gjetur kundërmasa ndaj presingut, ndoshta për ta tërhequr, për ta mposhtur dhe për të shkuar në gjysmën tjetër të fushës. Milani nuk e ka as njërën, as tjetrën. Tomori dhe Pavloviç luftojnë me këmbët e tyre: shpesh të kufizuara teknikisht. Fofana dhe Loftus-Çik përballë mbrojtjes nuk kërkojnë topin, nuk lënë shumë gjurmë, nuk e udhëheqin skuadrën. Pas 15-20 minutave të mira, kur presioni i Liverpulit u rrit, “Djalli” u zhyt në errësirë. Në Serinë A ka skuadra më pak të forta (me vetëm një përjashtim që vjen të dielën), por problemi është i njohur. “Nuk bëjmë atë që përgatisim,” thotë Fonseka.

HALLI MË I MADH – Është mbresëlënëse shifra e 19 goditjeve të pësuar në 70 minuta dhe i gjithë Milani dorëzohet para provave. Të gjithë pranojnë brishtësinë dhe fshihen pas parullave si “duhet të punojmë” ose “duhet pak kohë”. Por Fofana nuk është ende në kulmin e formës, teksa Reijnders dhe Loftus-Cik sigurisht që nuk arritën të luanin në një nivel të lartë për aq metra sa bëjnë në dy drejtime. Tomori dhe Pavloviç nuk janë mbrojtës të nivelit të lartë në situata leximi (dhe në derbi duhet menduar për Gabian). Një problem dytësor, i cili megjithatë pati ndikim ndaj Liverpulit. Kuqezinjtë vazhdojnë të pësojnë gola nga këndi dhe goditjet e lira. Nga vera e 2022 e deri më sot janë 18. Në të njëjtën periudhë, Interi është në kuotën 12 si Napoli, Juve me 13, Atalanta me 14, Reali vetëm 9.

VENDIMET – Është e pamundur të dihet gjithçka që ndodh në “Milanello” dhe “Casa Milan”, por një kontrast është i dukshëm sepse Ibra flet për luanë dhe skuadra në fushë tregon të kundërtën. Drejtuesi suedez nuk e transmeton shpirtin te ekipi. Ai e pa ndeshjen me Furlanin, më të cilin ka marrë të gjitha vendimet në merkato dhe së bashku do të duhet të gjejnë një zgjidhje. Qoftë rregullimi i Milanit apo ndryshimi i menjëhershëm, para se të ikin paratë nga ky Champions dhe ai i radhës.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura