Spikerja e lajmeve të “Zjarr Tv”, Greta Hoxha, e cila u bë e njohur deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga një kronikë e transmetuar në televizionin amerikan “Abc News”, ku jepte lajmet me gjoks zbuluar, tashmë po shijon frytet e famës.
Ajo ka nisur pushimet, disa ditë jo të zakonshme përgjatë bregdetit të Jugut, duke nisur nga Vlora, për të vazhduar në Dhërmi, Jal e deri në Sarandë.
“Gjatë pushimeve më pëlqen të bëj SPA dhe masazhe, të cilat për mua janë fantastike. E adhuroj detin dhe sigurisht në mbrëmje kërcej shumë, domethënë dal me shoqërinë, sepse shumë këngëtarë performojnë live në club-e.
Sa për ushqimin, preferoj frutat e detit, që janë ushqimi që konsumoj një herë në ditë”.
Pyetjes nëse kjo verë e gjeti çift apo tek 25-vjeçaren që punon në televizion, ajo i përgjigjet:
“Nuk jam e dashuruar, pra po pushoj si beqare. Është shumë bukur t’i kalosh pushimet single, pasi del kur të duash, ndërrohesh sa herë të duash. Ndërsa në një lidhje sigurisht që ka mosmarrëveshje të tipit kush të pa e kë pe, pse i ndërrove rroba banjat etj”, tregon ajo.
Gazetarja që mori famë në kohë të shkurtër, poston herë pas here foto nga pushimet luksoze në Jug. Zhurma mediatike e ka kthyer Greta Hoxhën në spikeren më të guximshme në botë që jep lajme me gjoks zbuluar. Spikerja festoi pak javë më parë si e famshme 25-vjetorin, e rrethuar nga miq dhe shumë dhurata e surpriza, ndërkohë që po diskuton mundësinë e një karriere jashtë vendit. Oferta më e fundit i ka ardhur nga Anglia, nga një sipërmarrës, që i është prezantuar si Craig Singleton. Ai i ka bërë këtë propozim, duke e pyetur nëse ajo ka qenë ndonjëherë në Angli, dhe nëse ka pasur më parë eksperienca pune me kompani të huaja.
“Kam marrë ofertë nga UK dhe në fakt ato që po diskutojmë janë termat financiarë dhe akomodimi im, pasi kushtet e punës dihet si janë në mediat e huaja”, tregoi Greta për gazetën “Panorama”.
Fjala është për një pagë të kënaqshme me mijëra euro dhe kontratë të gjatë në kohë
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al