Mary Turner Thomson pasi u njoh me William Allen Jordan mendoi se kishte gjetur burrin e jetës dhe do të ishin gjithmonë bashkë derisa zbuloi anën e errët të tij.
Gruaja skoceze u takua me Jordan në një faqe takimesh online në vitin 2000 dhe u lidhën menjëherë.
Jordan i propozoi Thomson vetëm tre javë pasi u takuan.
Ajo ngeli shtatzënë me bashkëshortin po atë vit dhe u bënë prindër të një vajze Eilidh. Pas tre vitesh ata mirëpritën në jetë djalin Zach.
Por martesa e tyre mori kthesë tjetër gjashtë vite më vonë kur Thomson mori një telefonatë nga një grua e cila i tha se ishte bashkëshortja e Jordan.
Pasi bëri verifikimet ajo zbuloi se bashkëshorti I saj kishte tre gra, 13 fëmijë me 6 gra të ndryshme, ishte dënuar për pedofili dhe krime seksuale.
Jordan ishte dënuar për ngacmiin e një vajze të mitur në vitin 1997, vetëm tre vite para se të fillonte lidhjen me Thomson.
Thirrjen telefonike që zbuloi vite gënjeshtra e manipulime të Jordan, Thomson e dokumentoi në librin e saj The Bigamist: The True Story of a Husband’s Ultimate Betrayal.
Ai e mashtroi duke i thënë se ishte agjent i CIA-s. Madje ai e detyroi të shiste apartamentin e saj dhe pronat për të paguar për kërcënimet e pretenduara ndaj fëmijëve të tyre.
Situata traumatike la Thomson të pastrehë dhe e bëri atë që të shtonte 120 kg.
Tani nëna e tre fëmijëve tregoi ajo sesi arriti të fitonte përsëri kontrollin e jetës së saj pas tradhtisë tronditëse.
Ajo iu është nënshtruar dietave dhe dy operacioneve për të humbur peshën dhe deri tani ka arritur të heqë 31 kg.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al