Grupet kriminale ngritën dronin mbi burgun e Burrelit, policia identifikon dhe arreston një 36-vjeçar (EMRI)

Sep 10, 2024 | 12:05
SHPËRNDAJE

Policia ka identifikuar dhe arreastuar një 36 vjeçar, si autor i dyshuar i ngritjes së një droni mbi burgun e Burrelit. Bëhet fjalë për Taulant Ahmetsulaj.

dron

Në bashkëpunim të ngushtë më Prokurorinë dhe IEVP Burrel, po vijojnë hetimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Droni u pikas të dielën dhe sipas Drejtorisë së Burgjeve pajisja u ngrit nga grupet kriminale për të marrë pamje.

Droni i kapur nuk përmbante sende të ndaluara, teksa do t’i nënshtrohet ekspertimit daktiloskopik me qëllim identifikimin e gjurmëve papilare, dhe më pas ekspertimit kompjuterik për të identifikuar numrin IMEI dhe çdo informacion të administruar nga kjo pajisje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura