Grupi Eurosig-Insig & UBA Bank akordon 50 mijë euro donacion për popullin e Ukrainës

Feb 26, 2022 | 15:23
SHPËRNDAJE

Ukraina-populli prekurGrupi i Eurosig-Insig dhe UBA Bank ka vendosur t’i akordojë 50 mijë euro donacione për të ndihmuar popullin e Ukrainës, pas sulmeve nga ana e Rusisë.

Presidenti i Grupit Eurosig, Kadri Morina ka vendosur që 20 mijë euro t’u shkojnë në ndihmë komunitetit të shqiptarëve që jetojnë në Ukrainë, ndërsa 30 mijë euro për nevojat jetike të personave të prekur nga lufta.

kadri morina

“Grupi Eurosig po ndjek me shqetësim zhvillimet në Ukrainë dhe vuajtjet që po i shkaktohen popullit nga ndërhyrja ushtarake e Rusisë, duke shkaktuar viktima dhe pasiguri të madhe.

Grupi ka vendosur t’i vijë në ndihmë Ukrainës duke akorduar 30 mijë euro për popullin dhe 20 mijë euro specifikisht për shqiptarët që jetojnë atje prej shekujsh.

Këta shqiptarë Presidenti i Grupit Eurosig-Insig & UBA Bank, Z. Kadri Morinaj, i ka vizituar fizikisht në Ukrainë para 20 vitesh. Kjo ndihmë është e dedikuar për nevojat jetike të njerëzve atje.

Shuma prej 50 mijë eurosh do të kalojë në llogarinë zyrtare të Përfaqësisë Diplomatike të Ukrainës në Tiranë”, thekson njoftimi i Grupi Eurosig!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura