Grupi i kokainës/ Nipi i Enverit, dy rrugët e fundit në Belgjikë e Greqi, ku u kthye me 2 kolumbianët

Jan 23, 2015 | 10:00
SHPËRNDAJE

Ermal Hoxha (i arrestuar)

Me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Policia e Shtetit ka verifikuar të dhënat në sistemin TIMS për udhëtimet që ka kryer Ermal Hoxha gjatë 4 viteve të fundit, duke zbuluar 32 të tilla.

“Panorama” shkruan sot se dy rruget e fundit te tij kane qene ne Belgjike e Greqi, ku u kthye me dy kolumbianet e arrestuar brenda laboratorit ne Xibrake te Elbasanit.  

Kërkesa është bërë për llogari të procedimit penal në lidhje me grupin e kokainës që u arrestua gjatë operacionit “Xibraka”, pjesë e të cilit dyshohet të jetë edhe nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, të dhënat zyrtare të Policisë, me datat, oraret dhe destinacionin që ka pasur Ermal Hoxha gjatë këtyre udhëtimeve, i janë përcjellë organit të akuzës. Ndërsa në ditët në vazhdim pritet që 39- vjeçari të japë shpjegime para hetuesve rreth qëllimit të vizitave të tij të shpeshta, kryesisht në Malin e Zi, Maqedoni e Kosovë, ku numri i udhëtimeve ka qenë edhe më i madh.

Hera e fundit që Ermal Hoxha ka dalë nga Shqipëria, ka qenë data 14 nëntor 2014, nga Rinasi në drejtim të Brukselit, në Belgjikë, ku ka qëndruar 3 ditë dhe është kthyer në Tiranë, po nga Aeroporti i Rinasit, më 17 nëntor të vitit të kaluar. Ndërsa të gjitha udhëtimet e tjera jashtë vendit, ai i ka kryer në rrugë tokësore, duke përdorur automjete të marra me qira, si dhe të miqve të tij.

Lajmin e plote e lexoni sot ne “Panorama” print  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura