Grupi i PD vendosi ndërprerjen e marrëdhënieve me Kuvendin, Spiropali anulon mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve

Sep 27, 2024 | 18:19
SHPËRNDAJE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka anuluar Konferencën e Kryetarëve pasi Grupi i PD paralajmëroi se do të ndërpresë çdo marrëdhënie institucionale me mazhorancen në Kuvendin e Shqipërisë. 

konferenca e kryetareve

Mbledhja që ishte parashikuar të hënë, do të zhvillohet në një moment tjetër, ndërsa ende nuk ka një datë.

Kujtojmë se kreu i Grupit të PD-së Gazment Bardhi tha sot në një konferencë për media se ndërprerja e marrëdhënieve me shumicën socialiste në Kuvend, vjen si pasojë e dënimit të deputetit Ervin Salianji me një vit burg për kallëzim të rremë.

LEXO EDHE: Salianji vetëdorëzohet në Polici/ Bardhi zbulon vendimet: Kërkuam në mënyrë unanime ngujimin si Grup! Do të ndërpresim çdo marrëdhënie institucionale me shumicën në Kuvend

Vendimi:

PËR ANULLIMIN E MBLEDHJES TË KONFERENCËS SË KRYETARËVE, DATË 30.9.2024, ORA 12:30

Në mbështetje të nenit 7, pika 6, të Rregullores së Kuvendit,

URDHËROJ:

  1. Anullimin e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve të thirrur në datën 30.9.2024, ora 12.30.
  2. Mbledhja e parashikuar për tu zhvilluar më datë 30.9.2024, do të zhvillohet në një datë të mëvonshme.
  3. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për shpërndarjen me anë të postës elektronike zyrtare të urdhrit për anullimin e mbledhjes për anëtarët e Konferencës së Kryetarëve.
  4. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura