Grupi kriminal që u zbulua përmes “Sky ECC”/ Nga Erzen Breçani te shefi i Krimeve dhe zyrtarja e policisë! Kush janë personat e arrestuar! Në kërkim edhe Ervin Mata

Nov 20, 2023 | 23:54
SHPËRNDAJE

Një tjetër grup kriminal është zbërthyer përmes aplikacionit “SKY Ecc”. Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) sot (20 nëntor) u zhvillua një operacion i gjerë, ku u lëshuan 11 urdhër arreste, disa prej të cilave u ekzekutuan.

erzen brecani ervin mata dedan gjoni spak operacion policia

Mes të arrestuarve ka edhe zyrtarë të lartë policie. Një prej tyre është edhe Dedan Gjoni, shef i krimeve në komisariatin e Policisë numër 6. Po ashtu në pranga u vu edhe Erzen Breçani, ish-nëndrejtor i policisë së Tiranës. Ai u arrestuar në afërsi të stadiumit “Air Albania”. Ndaj tij, rëndon akuza e përkrahjes së autorit të krimit. Në pranga ka rënë edhe djali i tij i madh.

dedan gjoni
Dedan Gjoni

Në kërkim në kuadër të këtij operacioni është shpallur në kërkim Ervin Mata, ndaj të cilit është lëshuar masë sigurie.

Në pranga ka përfunduar Jonida Babameto, oficere e drejtorisë së kufirit dhe migracionit. Ndaj tyre rëndojnë akuzat si ‘Grup i strukturuar kriminal’, ‘trafik droge’ dhe ‘sigurim i kushteve për vrasje’. “Bëhet fjalë për 11 persona të akuzuar për trafik droge, grup i strukturuar kriminal, sigurim kushtesh për të siguruar vrasje.

LEXO EDHE: Operacioni i SPAK ku u arrestua Erzen Breçani, në pranga edhe djali i tij. Zbardhen akuzat

Të arrestuarit deri më tani nga operacioni

1- Erzen Breçani, ish-zyrtar i lartë Policisë së Tiranës

2-Djali i Erzen Breçanit

3-Dedan Gjoni, Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6

4-Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit

LEXO EDHE: Operacion i SPAK, arrestohet ish-zyrtari i lartë i Policisë Erzen Breçani dhe 11 persona të tjerë

ervin-mata
Ervin Mata

Kush është Ervin Mata

Ervin Mata për të cilin është lëshuar një urdhër arrest, ka qenë një nga personat e shpallur në kërkim për vrasjen e Fabian Gaxhës në ambientet e lokalit “Monopol” në zonën e ish-bllokut në Tiranë mbrëmjen e 4 tetorit, 2018 që më pas u vetëdorëzua në policinë e Tiranës pas 5 muajsh në kërkim.

Mata u dorëzua tek blutë e kryeqytetit dhe gjatë marrjes në pyetje tha se nuk kishte qëlluar dhe as nuk kishte parë se kush qëlloi në drejtim të viktimës. Por dy ditë pasi është vetëdorëzuar, Gjykata caktoi ndaj tij masën e sigurisë detyrim për t’u paraqitur dy herë në muaj në Prokurori.

Prokuroria nuk ka qenë dakord me vendimin e dhënë, pasi gjatë seancës zhvilluar me dyer të mbyllura, ka kërkuar arrest me burg. Mbi Matën u ngritën akuzat e vrasjes së mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

I lirë më pas u la dhe ish komando Merviol Bilo, i akuzuar për plagosjen e Elion Hatos në lokalin “Monopol”, ku mbeti i vrarë, Gaxha dhe u plagos edhe Ervis Martinaj. Në kërkim u shpall edhe komandoja Mervjol Bilo i cili dyshohet se ka kryer qitjet në drejtim të viktimës dhe dy të plagosurve dhe Fabjol Alushi. Ndërsa pak orë pas ngjarjes, në tentativë për t’u larguar drejt Greqisë, u arrestua Geldo Hoti, mik me Ervin Matën.

Mervjol Bilo u dënua me 7 vite burgim për plagosje dhe armëmbajtje pa leje, por që më pas më gjykimin e shkurtuar, dënimi iu reduktua në 4 vite e 8 muaj burg. Për të gjykata e Tiranës vendosi që dënimin me burg ta konvertojë në 4 vite e 8 muaj shërbim prove.

Në arsyetimin e gjykatës thuhej se Bilo reagoi me armë për shkak se i rrezikohej jeta dhe u gjykua për plagosje në kushtet e vetëmbrojtjes. Pushimi i akuzës për vrasjen u bë sepse argumentohej se ka qenë në kushtet e mbrojtjes ekstreme. Sipas prokurorisë është e faktuar se ish-komandos i është rrezikuar jeta natë e ngjarjes në ish- bllok.

LEXO EDHE: U përfshi në vrasjen e bujshme në ish-Bllok, SPAK lëshon urdhër arrest edhe për Ervin Matën

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura