Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është shprehur kundër projekt kalendarit që ka hartuar mazhoranca.
Deputetja demokrate, Ina Zhupa, tha se PD është kundër këtij kalendari pasi nuk përfshin elementet bazike të jetës parlamentare.
Zhupa tha se programi nuk përfshin pozitën, nuk zgjat afatin e Komisionit Hetimor dhe se nuk përfshin as iniciativat e deputetëve të opozitës për diskutim para miratimit të buxhetit 2025.
Ina Zhupa: Zoti Peleshi meqenëse jeni mësuar të gënjeni sy për sy. Ne jo vetëm i duam të rinjtë në politikë, por i mbrojmë edhe nga niveli juaj. Nuk duam që të rinjtë të kenë shembull kriminelët. Ndërsa zotëria i paraburgimit Ilir Beqaj i tejkaloi të drejtat e tij duke cenuar të drejtat tona.
Ky kuvend do të miratojë një projekt kalendar që nuk ka të përfshirë brenda vetes elemente thelbësore për jetën parlamentare, së pari s’përfshin iniciativat e deputetëve të opozitës as propozimin e opozitës për minimumin jetik. Si mundet të kaloni buxhetin pa kaluar për ligjet e deputetëve të opozitës, që janë drejtpërdrejt të lidhura me pensionistët, të rinjtë? Si ka mundësi që në buxhetin tuaj miliarda euro nuk gjenden këto para për qytetarët e Shqipërisë, por gjenden para për koncesionet e Vilma Nushit. 19 mln ekstra do ti jepni Vilma Nushit edhe në vitin 2025, 2026 dhe 2027.
I keni parashikuar shumë mirë këto mln ekstra për 2 koncesionet. Në konferencën e kryetarëve duhet të kishit miratuar zgjatjen e afatit. Sigurisht që do ta mbroni Ramën, do bëni çfarë ju thotë se për 6 muaj jemi në zgjedhje dje Ju fshin me gomë të gjithëve. Ju ka thënë nuk ju llogaris. Ka një platformë atje për t’ju thënë se nuk jeni të pazëvendësueshme, jeni thjesht numra.
Grupi parlamentar i PD-së nuk është dakord me projekt kalendarin që keni bërë ju se nuk përfshi opozitën, nuk zgjat afatin e Komisionit Hetimor dhe nuk fut iniciativat e deputetëve të opozitës për diskutim para buxhetit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al