“Grurin dhe bostanin nuk po e hanë as derrat as lopët”- Deputeti i PD: Delet po jepen borxh për të marrë kompensim! A do anulohet ligji për akademinë e çobanëve?

Sep 9, 2024 | 11:35
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD, Saimir Korreshi i ka shtruar disa pyetje ministres së Bujqësisë, Anila Denaj, sa i takon shqetësimeve të fermerëve.

korreshi

Sipas tij, gruri nuk po mblidhet më dhe ka një rënie me 90% të fushave të mbjella.

Një tjetër shqetësim sipas tij është edhe  mungesa e kompensimeve për fermerët. Ai tha se u bë një fushatë që lekët e naftës do t’i kaloheshin në llogari, por ende nuk ka ndodhur.

Me nota ironie dhe humori deputeti i PD pyeti: A do anulohet ai ligji për akademinë e çobanove?

Korreshi: Unë i shkreti vij nga një realitet tjetër. Pyetja e parë që kishin blegtoret, a do anulohet ai ligji për akademinë e çobanove? E dyta, ligji a do parashikojë më që do kemi 10 kokë lope, apo do ulet? Po jepen delet borxh për të marrë kompensime, ju ftoj ta verifikoni zonja ministre.

…Unë shyqyr që e kapa njëherë ministren e Bujqësisë. O Klodi ti po na ndërpret, po na i bën si kopësht me drektë, filloi shkolla sot dakord, por ne nuk jemi në klasë të parë.

Bushka: vazhdoni Saimir pyetjet

Korreshi: E dini që ka dy vite grurin nuk e mbledhin më, nuk e hanë as lopët. Ka një rënie me 90% të fushave të grurit. I morët numrin e llogarive, por nuk i kaluat naftën, kur do kalojë këto leket për të marrë naftën?

Si ka mundësi që nuk po subvencionohet më gruri? Ishte politike e kësaj qeverie…

….O ti shefe të mbaroj

Bushka: E kemi gjithë vëmendjen tek ty Korreshi

Korreshi:  Shalqinin as lopët nuk po e hanë më, kaq bollëk kishte në Shqipëri dhe nuk ka një politik. Një nga faktorët që nuk është shitur gruri është fara e keqe, as derrat nuk e hanë më. Ca politika ndjek për të ndihmuar fermerin, ministria e Bujqësisë?

Anila Denaj: Dua të garantoj se siguria ushqimore dhe kontrollet behen dhe mbahet përgjegjësi e plotë. Falë kësaj pune që është bërë ne kemi ruajtur një situatë të pastër, ndërsa vendet e rajonit kanë vuajtur pasojat e sëmundjeve të bizneseve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura