Pep Guardiola mbeti i paqartë për të ardhmen e tij si trajner i Mançester Sitit të premten, mes spekulimeve se ai mund të largohet së shpejti me kontratën e tij që i skadon në fund të sezonit.Siti, i dyti në tabelën e Premier Ligës, vetëm 1 pikë pas kryesuesve të Liverpulit, do të jetë sërish pa mesfushorin Kevin De Bryjne kur të presë Fulhamin sot. Ata kanë fituar 16 ndeshje radhazi kundër Fulhamit që nga viti 2011. “Nuk do të flas për këtë temë, kur të ndodhë, do të ndodhë”, tha Guardiola për largimin. Katalanasi mbrojti Sitin, i cili është përfshirë në një seancë dëgjimore për shkeljet e mundshme të rregullave financiare të ligës, të cilat mund ta përballin me zbritje pikësh, një gjobë dhe rënie nga kategoria nëse shpallet fajtor. “Unë jam pjesë e këtij klubi, thellë në kockat e mia dhe mënyra më e mirë për të mbrojtur klubin është të fitosh ndeshje dhe të bëj punën time sa më mirë që të jetë e mundur”, u tha Guardiola gazetarëve.
“Sigurisht, unë do të mbroj klubin tim, kam besim te të gjithë njerëzit që punojnë këtu, për shumë e shumë vite. Mënyra më e mirë për t’u mbrojtur është duke bërë punën tonë më së miri, të gjithë që punojnë këtu kanë përgjegjësinë e tyre. Unë e dua këtë klub dhe do të jetë gjithmonë kështu”. Tifozët janë të dëshpëruar për të mbajnë trajnerin, ndërsa disa prej tyre ngrenë edhe një baner në “Etihad Stadium”, duke iu lutur që të qëndrojë. “Ata duhet të ma sjellin faturën, unë duhet të paguaj banerin”, tha Guardiola.
“Çfarë mund të them? Faleminderit shumë, u dashurova që në ditën e parë që erdha këtu. Le të shohim”, shtoi ai për të ardhmen e tij. “Kur të ndodhë, do të ndodhë”. De Bryjne ka munguar në katër ndeshjet e fundit të Sitit dhe gjithashtu do të mungojë në ndeshjet e Ligës së Kombeve të Belgjikës kundër Italisë dhe Francës. “Jo, për nesër nuk është gati”, tha Guardiola, të cilit i mungojnë edhe Natan Ake, Oskar Bob dhe Rodri, i cili ka humbur sezonin për shkak të këputjes së ligamenteve të gjurit.
ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al