Gusha është një pjesë e trupit që kërkon kujdes të vazhdueshëm si për meshkujt ashtu edhe për femrat.
Shëndoshja e kësaj zone ndodh për shumë arsye, por mbipesha është një prej tyre.
Shkaktarë të tjerë janë plakja, akumulimi i lëngjeve, gjendra tiroide e të tjerë.
Shëndoshja e gushës mund t’ju duket e parëndësishme, por trajtimi i saj është i rëndësishëm.
Kjo sepse shëndeti i gushës është i lidhur fort me shëndetin e zemrës, kolesterolin e lartë dhe diabetin.
Një ushqyerje e shëndetshme dhe një aktivitet i rregullt fizik ju ndihmon të keni përmirësim.
Ja disa hapa se si të siguroni shëndetin e gushës.
Ushtrimet për gushën
Kur vjen puna tek gusha, duhet të përqendroni tek një ushtrim – rrotullimi i qafës.
Ky ushtrim ju ndihmon të forconi dhe tonifikoni muskujt e qafës dhe e bën atë zonë më elastike.
Qëndroni drejt me sytë përpara. Ngadalë kthejeni kokën në të majtë, sa më larg që të mundeni dhe më pas kthejeni në të djathtë.
Përsëriteni këtë ushtrim 5-10 herë për çdo anë.
Ushtrimi i qëndresës
Qëndroni në këmbë ose ulur me trupin drejt. Vendoseni dorën e djathtë në anën e djathtë të kokës.
Shtyjeni kokën drejt pëllëmbës së dorës dhe në të njëjtën kohë shtyni kokën me dorë.
Krijoni një rezistencë në këtë lëvizje dhe qëndroni në këtë pozicion për 10-20 sekonda.
Përsëriteni ushtrimin në anën tjetër dhe bëjeni atë në 2-3 herë në dite me nga 10 seanca.
Ushtrimi i gojës
Ky ushtrim ka ndikim në muskujt e gushës.
Qëndroni ulur dhe mbajeni trupin drejt. Hapeni gojën dhe më pas buzën e sipërme mbajeni sipër dhëmbëve të poshtëm për 10-15 sekonda.
Përsëriteni këtë ushtrim për 5-7 minuta, dy ose tre herë në ditë.
Pozicionet e të ulurit
Mënyra se si qëndroni të ulur ka një ndikim të madh tek muskujt e qafës dhe mjekrës.
Nëse rrini shtrembër depozitat e yndyrës në gushë do të shtohen. Mos tentoni të merrni një pozicion shtrirës teksa qëndroni ulur. Qëndroni drejt me kokën lart.
Kujdes me kaloritë
Mbipesha është një nga arsyet kryesore që çojnë në trashjen e gushës. Nëse merrni më shumë kalori se sa digjni atëherë jeni të rrezikuar nga mbipesha.
Nëse ulni kaloritë javore me 3,500 kalori, do të humbisni 450 gramë në javë.
Konsumoni racione të vogla, shmangni ushqimet me yndyrë, të skuqura dhe ëmbëlsirat.
Shmangni pijet kalorike, të gazuara apo me sheqer të shtuar. Konsumoni gjithnjë sallatë dhe hani më shpesh arrorë dhe fara.
Hani më shumë fruta, perime, drithëra të plota dhe proteina.
Hidratimi
Uji është i rëndësishëm jo vetëm për të rënë në peshë por edhe për të eliminuar helmet nga organizmi.
Përpiquni të pini 8-10 gota me ujë në ditë, por sidomos shmangni pijet e gazuara me sheqer./AgroWeb.org
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al