“Gushti u mbyll me 8.5 milionë vizitorë”- Ministrja Kumbaro flet për turizmin: 500 milionë euro më shumë hynë në ekonominë shqiptare krahasuar me një vit më parë

Sep 21, 2024 | 17:52
SHPËRNDAJE

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro është shprehur se ky sezon veror ka qenë i suksesshëm ndërsa bëri me dije se gushti u mbyll me 8.5 milionë vizitorë.

kumbaro

Kumbaro shtoi se numërimi i turistëve jo rezidentë që vijnë në vendin tonë, bëhet nëpërmjet sistemit TIMS.

“Ky sistem na ndihmon të caktojmë prejardhjen, moshën edhe nëse ka ardhur disa herë apo vjen për herë të parë”, tha ministrja në emisionin ‘Kjo Javë’ në Neës 24.

“Deri në fund të gushtit mund ta konsiderojmë një sezon veror të suksesshëm. Nëse gushti u mbyll me 8.5 milionë vizitorë që e shprehur në përqindje krahasuar me të njëjtën periudhë të viti të kaluar, kemi rreth 20 përqind më shumë vizitorë të huaj. Pra e theksojmë vizitorë të huaj sepse është e vështirë për momentin të llogarisim turizmin vendas, por që është një tjetër fluks, jo vetëm i banorëve që jetojnë dhe janë rezidentë në Shqipëri, por edhe i shqiptarëve që kanë vendqëndrim dhe punë në shtete të tjera, kur futën në territorin tonë, futen me pasaportë shqiptare. Ata nuk i llogarisim dot në këtë shifër. Kriteri që kemi zgjedhur është që vizitorët që hyjnë në sistemin TIMS në të gjitha pikate kufirit me pasaportë të huaj, i llogarisim si turistë të huaj.

Sistemi TIMS është mënyra më e pagabueshme e përllogaritjes, sepse çdo gjë është elektronike dhe përcaktohet kollaj. Po ky sistem na ndihmon të caktojmë prejardhjen, moshën edhe nëse ka ardhur disa herë apo vjen për herë të parë.

Krahë saj është gjithë sistemi i statistikave të INSTAT të cilat vetëm nëse i nxjerrim numrin e vizitorëve të huaj ditët e para të muajit pasardhës, INSTAT ka një tjetër metodologji, llogarit netë-qëndrimet, preferencat për turizëm në mal apo fushë, sepse funksionojnë me kampione sondazhesh”, deklaroi Kumbaro.

Ministrja gjithashtu u shpreh se të ardhurat e hyra në ekonominë shqiptare si pasojë e shtimit të numrit të turistëve, ka pasur një trend pozitiv rritjeje, duke bërë të ditur se në 6 muajt e parë të 2024 kemi një rritje nga 1.5 deri në 2 miliardë euro, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Kemi më shumë të ardhura. Për të njëjtën periudhë, po rri tek 6 mujori i parë, sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, tregon se janar-qershor 2023 të hyrat nga turizmi në ekonominë shqiptare ishin 1.5 mld euro. Ndërsa për të njëjtën periudhë në 2024, ishin 2 mln euro. 2022 u mbyll me 2.2 mld euro të hyra në ekonomi nga turizmi. 2023 me 4.2 mld euro të hyra. Në 6 muajt e parë të 2024 jemi në rritje nga 1.5 deri në 2 mld euro. Presim mbylljen e bilanceve, por deri tani janë të gjitha në trend rritës.

Në 6 muaj 200 mijë vizitorë vetëm në kalanë e Gjirokastrës, jo në qytet“, u shpreh Kumbaro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura