Diabeti është sëmundje metabolike e karakterizuar nga nivele të larta të sheqerit në gjak dhe shkaktohet nga pamundësia e trupit të prodhojë ose përdorë insulinën në mënyrë efektive.
Gjendja sjell shumë simptoma të padëshirueshme dhe komplikacione, pra është me rëndësi për të shikuar mënyra alternative për tu marrë me të dhe për t’I besuar fuqisë mrekullibërëse të shërimit nga bimët.
Gymnema sylvestre është bimë rrëshqanore njëvjeçare e cila rritet në pyjet e Indisë dhe Afrikës. Është përdorur nga Indianët e lashtë si praktikë mjeksore (Ayuverda) për më shumë se 2000 vite. Bima e mban emrin atraktiv ‘ndalues sheqeri’ e përkthyer nga hindishtja. Por a kanë pasur arsye të mirë shëruesit e lashtë Indian për t’a emëruar atë ashtu? Mjeksia moderne i përgjigjet ksaj pyetje me një ‘po’ të zëshme.
Bazuar nga shkenca, Gymnema ndihmon për të zvogëluar sheqerin në gjak. Le të shikojmë se si!
Si funksionin Ndaluesi i sheqerit?
Përbërësi kryesorë aktiv në Gymnema quhet acidi Gymnenik dhe acidi Gymnemik ndihmon të ndrydh ëmbëlsinë duke bllokuar sythat e shijes që janë në sipërfaqen e gjuhës. Duke u bazuar në studimet, duke marë një ekstrakt të Gymnema-s një orë para ngrënies atëhere ajo redukton ndjesinë e ëmbëlsisë. Në fjalë të tjera, bima mund të frenoj dëshirën për të ngrënë sheqer dhe të gjitha llojet e tundimeve për ëmblësi dhe gjithashtu ndihmon në humbje të peshës.
Si efekti në sythat e shijes gjithashtu mund të bllokojë receptorët në zorrë kështu që kjo e redukton absorbimin e sheqerit në trup. Prandaj, nivelet e sheqerit në gjak pas ngrënies qëndrojnë relativisht të stabilizuar. Studimet tregojnë që duke marrë 200 deri në 400 mg. acid Gymnemik çdo ditë mund që më mënyrë të konsiderueshme të reduktojë absorbimin e glukozës në zorrë.
Nëse keni prediabet ose diabetin 2, trupi juaj ose nuk prodhon mjaftueshëm insulin ose qelizat tuaja bëhen me pak senzitive ndaj saj me kalimin e kohës. Kjo shkakton që niveli i sheqerit në gjak të rritet. Gymnema mund të stimulojë prodhimin e insulinës në pankreas duke promovuar rigjenerimin e qelizave që prodhojnë insulin. Dhe nivelet më të larta të insulinës në trupin tuaj do të zvogëlojnë nivelin e glukozës në gjak.
Duke reduktuar dëshirën për të ngrënë ëmbëlsira. Duke reduktuar abosorbimin e sheqerit në trup dhe duke stimuluar prodhimin e insulinës- ne tashmë kemi listuar tre pjesë të dëshmisë për të pohuar që Gymnema në mënyrë të suksesshme ndalon sheqerin. Por bima gjithashtu mund të ketë disa përfitime shëndetësore shtesë.
Për çfarë tjetër ndihmon Gymnema?
Është shumë e njohur fakti që bimët kanë një numër përfitimesh shëndetësore dhe si zakonish veprojnë në mënyrë komplekse duke përmirsuar funksionimin e organeve të ndryshme dhe sisteme në trupin tonë. Gymnema nuk është e përjashtuar.
Bima përdoret për të trajtuar problem të ndryshme, çrregullime stomaku, kapsllëku dhe sëmundje të mëlçisë.
Gymnema është shfaqur se ndikon në absorbimin e yndyrës dhe ndihmon në zvogëlimin e LDL kolesterolit të ‘keq’ dhe trigliceritet në gjak, kështu që redukton rezikun për sëmundje kardiovaskulare. Gymnema ndërvepron mirë me ilaçet për zvogëlimin e kolesterolit dhe e rrit efektin e tyre. Bima gjithashtu ka një efekt diuretik dhe ndihmon në largimin e ujit të tepërt në trup.
Si të meret Gymnema?
Gymnema mund të meret në formë pluhuri ose në formë ekstrakti. Në mjeksinë Perëndimore, ekstrakti i Gymnemës gjendet në tablet, duke bërë më të lehtë për të monitoruar dhe kontrolluar dozën. Ekstrakti është gjithashtu pjesë e shumë suplementeve dietike të projektuar për të menaxhuar më mirë diabetin.
Në Favio Forte , ekstrakti i Gymnema-s është e zgjeruar me Acidin Alfa Lipoik, Lutein, Zink, Krom, Vitamin A dhe Vitamin B6 dhe 14 vitamina dhe minerale të tjera- kombinimi është krijuar në mënyrë eksplicite për të forcuar trupin në kushte prediabetike dhe diabetike.
Nëse ju vuani nga sheqeri i lartë në gjak, ekstrakti i Gymnema-s do t’ju ndihmojë të përmirsoni shëndetin tuaj. Sidoqoftë, nëse ju jeni duke marrë insulin dhe ilaçe të tjera për të kontrolluar dibaetin tuaj, është mirë të konsultoheni me mjekun tuaj përshkak se mos e zvogëloni shumë sheqerin në gjak.
Efekti i Gymnema-s shfaqet prej 6 muaj deri në një vit nga fillimi i recetës. Dhe megjithatë nuk është një zëvëndësues për insulinën, ekstrakti i bimës mund të jetë një ndihmues i mirë në përpjekjet e tua për të kontrolluar sheqerin në gjakun tuaj dhe për të arritur një shëndet të mirë të përgjithshëm.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al