Habit Bujar Kapexhiu: Femrat nuk kanë kapacitet për të shkruar humor dhe barcaleta! Është privilegj i të mençurve

Jun 13, 2024 | 13:50
SHPËRNDAJE

bujar kapexhiu

Regjisori, skenaristi dhe aktori i njohur shqiptar, Bujar Kapexhiu, ka habitur me një deklaratë të dhënë së fundmi, ku ka thënë se “femra s’kanë kapacitet që të shkruajnë humor, ai është privilegj i të mençurve”.

I ftuar në TAR, Bujar Kapexhiu u shpreh jo çdo kush ka kapacitet për të shkruar humor, pasi sipas tij këtë dine ta bëjnë vetëm meshkujt dhe jo femrat.

“Këtë e kam absolute, vetëm mund të jetë ndonjë përjashtim i jashtëzakonshëm në botë, femër që shkruan humor nuk ka, sepse humori është privilegj i të mençurve”, tha ai.

Ndër të tjera, aktori u shpreh barcaletat për femrat i sajojnë burrat, ashtu si edhe ato për veten e tyre, pasi “femrat nuk kanë kapacitet për ta bërë këtë”.

“A e keni vërë re që ka shumë barcaleta për femrat, i sajojnë meshkujt, e dini që ka shumë barcaleta për meshkujt, i sajojnë po meshkuj, se femrat nuk kanë kapacitet për të sajuar barcaleta”, u shpreh Kapexhiu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura