Personazhi i TikTok, Medi Iseni është dhunuar me doreza hekuri nga Noizy dhe 7 shokë të tij në një klub nate në Pejë në orët e para të mëngjesit të djeshëm (2 Gusht).
Sipas medias së Kosovës, Sinjali, Medi Iseni u dhunua së bashku me një shok të tij dhe përfundoi në spital. Pas bërjes publik të lajmit, personazhi i TikTok ka reaguar në një postim në InstaStory ku ka hedhur akuza ndaj reperit Stresi, duke pretenduar se ky i fundit e ka prerë në besë.
Ai ka publikuar disa mesazhe të shkëmbyera në WhatssApp me Stresin, ku reperi i del garant se do të rregullojë raportin e tij me Noizy, duke e ftuar në backstage të klubit të natës në Pejë.
Por, sipas Medi Isenit, ky ishte një kurth pasi në momentin që u fut brenda së bashku me dy shokë të tij, Noizy dhe grupi i tij prej 7 personash ishin duke e pritur me armë.
“E vertet osht mkan pre ne bes, ja biseda shine vet…!!!! isha vet i dyti kurse ata mbi 8 veta te pregaditur me arm”, shkruan Medi Iseni.
Në një postim tjetër shtoi: “Bravo të qoftë ty Arkimed, ky ishte plani këtij prej fillimi deri në fund. Kjo video dhe bisesa është mbasi e mbylli koncertin duke më thirrur me stil në backstage dhe aty ishin të gjithë të përgatitur.”
Sipas Sinjali, Noizy dhe 7 shokë të tij kanë dhunuar me doreza hekuri Medi Isenin dhe Bekim Hardergjonaj brenda një klub nate në Pejë.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të së enjtes, ndërsa ende nuk dihet arsyeja pse dy grupet janë përfshirë në sherr në klubin e natës.
Personazhi i TikTok dhe shoku i tij, Bekim Hardergjonaj raportohet se u dërguan në spital ku morën ndihmë mjekësore, por nuk dihet gjendja e tyre.
Zëdhënësi i policisë në Pejë, Shkodra Nikçi pas ngjarjes deklaroi se Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me rastin.
“Është inicuar rast për këtë çështje. Policia është ne fazën e grumbullimit te provave. Jemi në pritje për të gjeturat e Policisë. Prokurori i shtetit pasi ti marre te gjeturat e Policisë do veprojë komfor dispozitave ligjore”, tha Nikçi për median e Kosovës.
Noizy dhe Medi Iseni janë përfshirë në konflikt edhe rreth dy vite më parë. Ngjarja ndodhi gjatë një koncerit të reperit,ku fansat e tij dhunuan duke qëlluar me grushte Medi Isenin.
“Më rrahën dhe më nxorën nga klubi, çfarë të bëj tani”, tha ai, ndërsa pamjet e momentit u bënë virale.
Medi Iseni është shoku i Kozakut dhe ka pasur përplasje e ofendime me reperin Noizy.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al