Hamasi refuzon çdo propozim për armëpushim të përkohshëm në Gaza!

Oct 31, 2024 | 12:47
SHPËRNDAJE

“Jo” për armëpushim afatshkurtër në Gaza thotë një zyrtar i Hamasit, i cili bën të qartë se organizata refuzon çdo propozim të tillë për një ndalim të përkohshëm të luftimeve, të cilat kanë vazhduar për më shumë se një vit.

Screenshot_2

Zyrtari këmbëngul për armëpushim të përhershëm, raporton Agence France-Presse.

“Ideja e një pauze të përkohshme në luftë, për të rifilluar sulmin më vonë, është diçka për të cilën e kemi shprehur tashmë qëndrimin tonë.

Hamasi kërkon fund të përhershëm të luftës, jo të përkohshëm,” tha AFP Taher al-Nunu , një zyrtar i lartë në grup.

Ndërmjetësuesit pritet t’i propozojnë Hamasit një armëpushim për “më pak se një muaj”, i tha AFP të mërkurën një burim me njohuri për bisedimet.

Në veçanti, gjatë takimeve midis shefit të Mossad , David Barnea, drejtorit të CIA-s Bill Burns dhe kryeministrit të Katarit në Doha, të cilat përfunduan të hënën, u diskutua një propozim për një armëpushim “afatshkurtër” prej “më pak se një muaj”, tha një burim në kushte anonimiteti, duke pasur parasysh ndjeshmërinë e bisedave.

Çfarë përfshin propozimi i diskutuar në Doha

Propozimi përfshin shkëmbimin e pengjeve izraelite për palestinezët në burgjet izraelite dhe rritjen e ndihmës për Gazën, shtoi burimi.

“Zyrtarët amerikanë besojnë se nëse arrihet një marrëveshje afatshkurtër, kjo mund të çojë në një marrëveshje më të përhershme”, tha burimi për AFP.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura