Hapen sot negociatat e anëtarësimit për grup-kapitullin e parë, Rama nga Luksemburg: Do ta bëjmë gati Shqipërinë për BE brenda 2030

Oct 15, 2024 | 8:07
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Luksemburg ku edhe do të zhvillohet Konferenca e dytë Ndërqeveritare me BE.

edi rama

Kreu i qeverisë, në një deklaratë për gazetarët, tha se Shqipëria do të jetë gati për në BE brenda vitit 2030.

“Ne do ta bëjmë gati Shqipërinë për Bashkimin Europian brenda vitit 2030”, tha Rama.

Takimi nis në orën 08:00 dhe Shqipëria do të përfaqësohet në këtë konferencë nga Kryeministri Rama, kryenegociatorja Majlina Dhuka si dhe ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani.

Në tryezë për palët shqiptare do të jenë edhe të gjithë zv.ministrat, të cilët përfaqësojnë sektorët e kapitujve të negocimit që do të hapen ditën e sotme, të njohura si “Themeloret”.

Çdo shtet ka një agjendë të ndryshme të negocimit dhe Shqipëria do ta nisë këtë proces me grupkapitujt me “Reformën e administratës publike”, “Gjyqësori dhe të drejtat themelore”, “Drejtësia, liria dhe siguria”, “Kriteret ekonomike”, “Prokurimi publik”, “Statistikat”, “Kontrolli financiar” si dhe “Funksionimi i institucioneve demokratike”.

Ky grupkapitull hapet i pari dhe mbyllet në fund të procesit të integrimit. Progresi në këtë grup do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave. Ndërkohë, dita e nesërme shënon edhe mbajtjen e Konferencës së dytë Ndërqeveritare BE-Shqipëri.

Praktika e Bashkimit Europian është e tillë që me grup-kapitullin që hapen negociatat, ato janë edhe kapitujt që mbyllet në fund të procesit të integrimit. Ecuria e përmbylljes së tyre do të varet nga ritmi i ekipit negociator shqiptar.

LEXONI EDHE: Shqipëria hap sot negociatat me BE-në për grup-kapitullin e parë! Zhvillohet në Luksemburg Konferenca e dytë Ndërqeveritare, zbardhet agjenda

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura