“Hapi faqe të re në jetën politike të vendit”/ 20 vjetori i themelimit të LSI-së, Meta mesazh: Dha kontribut, deri në momentin katastrofik të shitjes të mandateve

Sep 6, 2024 | 9:04
SHPËRNDAJE

Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka dhënë një mesazh në 20 vjetorin e themelimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, tashmë Partia e Lirisë.

Ilir Meta

Meta u shpreh se LSI hapi një faqe të re në jetën politike të vendit. Ai theksoi se Lëvizja Socialiste për Integrim dha një kontribut të jashtëzakonshëm në shpejtimin e proceseve integruese të vendit, por sipas tij, “deri në momentin katastrofik të shitjes të mandateve që solli kapjen mafioze të shtetit”.

“Një mesazh në 20-vjetorin e themelimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, që hapi një faqe të re në jetën politike të vendit dhe që dha një kontribut të jashtëzakonshëm në shpejtimin e proceseve integruese të vendit, deri në momentin katastrofik të shitjes të mandateve që solli kapjen mafioze të shtetit”, shprehet Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura